Alketa Vejsiu ishte e ftuara e parë në premierën e emisionit “Live me Luizin”, ku iu përgjigj edhe një prej pyetjeve më të përfolura lidhur me mundësinë që ajo të bëhet opinioniste e “Big Brother”.
Të lidhura
None found
Gjatë bisedës me Luizin, moderatorja la të kuptohej se nuk pritet të marrë këtë detyrë, ndërsa përgjigjen e shoqëroi me humor.
Luizi e pyeti nëse, sipas zërave, ajo do të ishte opinioniste e “Big Brother” dhe se vendin e kujt do të zinte.
Alketa iu përgjigj se nuk kishte zënë vendin e askujt, pasi e kishin ftuar të ulej në një puntatë kur Arbri nuk ishte i pranishëm.
Luizi sqaroi se pyetja nuk lidhej me puntatën e vitit të kaluar, por me edicionin aktual.
“Do të pres të mërzitet Ledjoni”, tha ajo me shaka. Më pas, Vejsiu shtoi se ishte e lumtur që programin e drejton Ledioni, pasi sipas saj ai po e bën shumë mirë. Ajo vlerësoi gjithashtu punën e Arbanës, ndërsa tha se edhe vetë do ta drejtonte në stilin e saj, por sërish do ta bënte shumë mirë.
Në vijim, Luizi e komplimentoi moderatoren, duke thënë se dy gabimet e bëra në botë ishin largimi i Messit nga Barcelona dhe largimi i Alketës nga Top Channel. Ai shtoi se në këtë format ajo dukej edhe më e bukur.
