Kuriozitete

Alkooli “për festa”, studimi: Kush e tepron, godet dhe zemrën

Konsumi i tepruar i alkoolit mund të shkaktojë dëmtim të indeve të zemrës edhe përpara se të shfaqen simptoma shqetësuese, tregojnë studimet, të cilat rikthehen në vëmendje në pragun e festave të fundvitit, që shoqërohen me një përdorim të shtuar të pijeve alkoolike.

Hulumtimet e fundit mbështetin studimet e mëparshme që tregon se një konsum pa kriter i alkoolit mund të rrisë rrezikun e atakut kardiak, presionit të lartë të gjakut, aritmive apo edhe hemorragjisë cerebrale. Ekspertët thonë se duke matur nivelin e disa molekulave në gjak, kanë qenë në gjendje të zbulonin se personat që kishin konsumuar shumë alkool, kishin dhe gjasat më të mëdha për dëmtime në zemër, sesa njerëzit që e prijnë më pak.

Kampionet e gjakut të ekzaminuara i përkisnin 2,525 të rriturve të moshave nga 35 deri në 69 vjeç. Dëme të mëdha ndërkohë, alkooli shkakton edhe në mëlçi ku godet qelizat hepatike. Niveli i dëmit varet sidoqoftë shumë nga doza e konsumuar, kohëzgjatja e konsumit, si dhe nga veçoritë fiziologjike të individit. Zbulimi i një dëmtimi hepatik për mund të bëhet edhe përmes ekzaminimeve rutinë dhe matjes së nivelit të bilirubinës në gjak.