Çifti i njohur i aktorëve, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman, janë duke shijuar së fundmi disa të të mira pushimi.
Ata kanë zgjedhur bregdetin e Shqipërisë, për të kaluar disa ditë jo produktive larg aktiviteteve të përditshme.
Çifti e kanë dokumentuar vazhdimisht udhëtimin e tyre veror me ndjekësit në rrjetet sociale.
Së fundmi, ka qenë aktori turk, ai i cili ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shihet bashkë me dy fëmijët ndërsa kënaqen së bashku në Dhërmi.
Kjo nuk është hera e parë që çifti i njohur i kinematografisë turke zgjedhin bregdetin shqiptar për pushime, pasi kanë qenë atje edhe më parë.