ShowBizzz

Almeda Abazi rrëfen projektet që i është dashur të heqë dorë për shkak të xhelozisë së partnerit

Almeda Abazi duket se ka gjetur dashurinë e vërtetë, teksa prej vitesh tashmë është lumturisht e dashuruar me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayışman, me të cilin ka krijuar edhe familje, megjithatë një prej “sekreteve” për një martesë që funksionon dhe ecën përpara për çiftin janë sakrificat.

E themi këtë pasi e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Kurthin e Piter Pan”, Almeda ka zbuluar se për shkak të xhelozisë së partnerit, asaj i është dashur të refuzojë dy projekte të rëndësishme, pasi kishin skena dashurie brenda.

“Kam patur dy projekte shumë të mira për telenovela, ishte skenar shumë i bukur në fakt, por Tolga nuk e pranoi sepse kishte shumë skena dashurie. Ai toleron shumë gjëra, por këtë gjë nuk e pranon.”- ka treguar aktorja shqiptare.

Ndërsa nga ana tjetër, e pyetur nëse ajo vetë është xheloze për skenat e dashurisë apo momentet romantike që bashkëshorti duhet të luajë në filma apo seriale, u përgjigj:

“Nuk mund të them që bëhem xheloze, por ndonjëherë, kur bëhet fjalë për skenat e dashurisë, nuk është diçka e bukur për mua. Sillem sikur s’ka ndodhur fare.”