Shëndetësi

Alzheimerit mund t’i bëhet rezistencë, përmes një veprimi të përditshëm

Dy studime të reja të prezantuara në takimin e Shoqatës së Alzheimerit në Toronto të hënën mund të përbëjnë shpresë për ata që kanë riskun gjenetik të sëmundjes. Dy studimet janë ndërtuar në bazë të provave të mëparshme se dieta, ushtrimet e trurit dhe aktiviteti fizik mund të vonojnë humbjen e kujtesës dhe të ngadalësojnë humbjen e aftësive të tjera konjitive.

Njëri studim u fokusua në ndikimin e të ecurit për 2,985 të rritur që u testuan për gjendjen e gjenit APOE dhe u ndoqën për 10 vite. Çdo vit, pjesëmarrësit pyeteshin rreth të ecurit dhe në pika të ndryshme të  kësaj periudhe, vlerësoheshin nga ana konjitive përmes testeve.

Pjesëmarrësit me mutacionin gjenetik APOE4 shfaqën rënie më të madhe në aftësitë konjitive  krahasuar me forma të tjera të gjenit që nuk përmbajnë rrezikun e Alzheimerit. Të ecurit ka një efekt mbrojtës te të gjithë pjesëmarrësit, por është më i fortë te ata me APOE4.

Rreziku i të pasurit Alzheimer te ata që kanë dy kopje të APOE4 është 12 herë më i lartë te gratë që  s’kanë asnjë dhe katër herë te burrat që s’kanë, thotë autorja e studimit Cindy Barha. Kjo ndryshonte shumë nëse njerëzit ecnin. Në përgjithësi, gratë përfitonin më shumë.

Te ata që kanë gjenin APOE4, më shumë përfitonin burrat. Rritja me 10% e të ecurit lidhej proporcionalisht me rritjen 8.5% në performancën konjitive te gratë dhe 12% te burrat.

Ecja duket se e mban trurin më të shëndetshëm duke rritur nivelin e proteinës BDNF që ndihmon shëndetin e qelizave të  trurit. Gjithashtu mund të përfshihen proteina të tjera të trurit.

“BDNF është si pleh për trurin që prodhohet në mënyrë natyrale, sidomos kur jeni aktivë fizikisht, si p.sh kur ecni. Ndihmon qelizat e trurit të mbijetojnë, rriten dhe të formojnë lidhje më të forta; kjo ndihmon kujtesën, të mësuarit dhe humorin, sidomos hipokampusin që është qendra e kujtesës.”

Studimi i dytë, i udhëhequr nga kërkuesit finlandezë, zbuloi se kombinimi i ndryshimeve në stilin e jetesës mund të sillte përfitime për njerëzit me mutacionin APOE4 sesa te ata me mutacione të tjera.

Bashkëautorja Jenni Lehtisalo tha se pika kryesore është që rreziku i demencës, edhe te njerëzit që kanë predispozita gjenetike, mund të ndryshohet përmes stilit të jetesës.

Të Ngjashme