Haris dhe Amadea kaluan natën në dhomën e gjumit që nuk survejohet nga kamerat në vilën e dashurisë. Djemtë dhe vajzat e vilës së dashurisë kanë komentuar në lidhje me ta. Vajzat mendojnë se Amadea dhe Haris nuk kanë kryer marrëdhënie intime, ndërkohë që disa nga djemtë mendojnë se po kanë kryer marrëdhënie.
Sofiela është shprehur: “Nuk mendoj se kanë kryer marrëdhënie, sepse Haris ka thënë që nuk është vend i përshtatshëm dhe se e ndjekin familjarët. Gjithashtu e quan mungesë respekti, por prapë Love Island Albania ka surpriza.”
Djemtë nga ana tjetër shprehen:“I dëgjuam ca të kërcitura mbrëmë”.
Amadea dhe Haris kanë dhënë versionin e tyre. Ata janë shprehur se gjithçka ka qenë e inskenuar nga ata, pasi e dinin se ishullorët e tjerë po i përgjonin pas derës.
“Ne po i bënin zhurmat që ata të mendonin se ne po bënin diçka bashkë,” është shprehur Amadea.
Ndërkohë Haris ka shtuar: “E dija që po më dëgjonin dhe duartrokisja, nga ana tjetër Amadea bërtiste.”