2
Ambasada amerikane ka mirëpritur formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, kjo ambasadë thekson se mezi pret të punojë me ekzekutivin e ri.
“Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e kuvendit dhe qeverisë së Kosovës. Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”, thuhet në postim, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë së mërkurës, në dy seanca të ndara, Kosova konstituoi legjislaturën e dhjetë si dhe formoi Qeverinë “Kurti 3”.
