Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ripërsëritur qëndrimin për kthimin e dialogut strategjik me Kosovën, duke thënë se presin që kjo të ndodhë kur të zhvillohet kushtet.
Në një përgjigje për teve1.info nga një zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë është edhe përmbushja nga ana e “Kosovës të zotimeve të saj në lidhje me serbët e Kosovës”.
Kjo përgjigje vjen pas kërkesës së presidentes Shiroka-Pula për kthim të këtij dialogu.
“Shtetet e Bashkuara e pezulluan për një kohë të pacaktuar Dialogun Strategjik SHBA–Kosovë në shtator të vitit 2025, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e ndërmarra nga qeveria e atëhershme në detyrë. Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Presim që Dialogu Strategjik me Kosovën të zhvillohet kur të krijohen kushtet e duhura, përfshirë përmbushjen nga ana e Kosovës të zotimeve të saj në lidhje me serbët e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e zyrtarit të ambasadës amerikane në Prishtinë.
Presidentja Shiroka-Pula në takimin që ka zhvilluar me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen and Dick Durbin, ka kërkuar ndihmën e tyre për rikthimin e dialogut strategjik mes Kosovës dhe ShBA-së, i cili ishte pezulluar në shtator të vitit 2025.
Nga Qeveria e Kosovës kanë shprehur gatishmëri për të diskutuar dhe rikthyer këtë dialog, por deri më tani nuk ka pas ndonjë lëvizje në këtë drejtim.
