Lajme

Ambasada amerikane shpërndan urimin e Trumpit për festën e Fitër Bajramit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka shpërndarë urimin e presidentit amerikan, Donald Trump dhe Zonjës së Parë, Melania Trump, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Urimi është publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, ku ka theksuar rëndësinë e kësaj feste për komunitetet myslimane.

“Unë dhe Zonja e Parë u dërgojmë urimet tona më të mira çdo amerikani që feston Fitër Bajramin. Fitër Bajrami, i njohur edhe si Festa e Çlirimit të Agjërimit, bashkon familjet, miqtë dhe komunitetet myslimane në nder të përkushtimit të tyre shpirtëror në përfundim të Ramazanit.

Ai shërben gjithashtu si një kujtesë e parimit themelor amerikan të lirisë fetare, për të cilin Administrata ime po lufton çdo ditë. U ofrojmë urimet tona më të ngrohta për një Fitër Bajram të bekuar të gjithë atyre që festojnë”, thuhet në urim.

Ky urim vjen si një shenjë e respektit dhe mbështetjes ndaj qytetarëve që festojnë këtë festë të rëndësishme fetare.

Të Ngjashme