Lajme

Ambasada Amerikane uron besimtarët myslimanë: Paqja dhe shëndeti qofshin me ju

Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada u ka uruar paqe dhe shëndet. 

Ambasada e SHBA në Tiranë uron përzemërsisht të gjithë ata që festojnë sot Fitër Bajramin.
Duke shënuar fundin e Ramazanit, Fitër Bajrami është një festë e rrënjosur në falënderim, mirësi dhe dhurim, sjellë përmes lutjes dhe akteve të bamirësisë. Paqja dhe shëndeti qofshin me të gjithë ata që festojnë në këtë ditë të veçantë,” shkruan Ambasada. 

Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Pas faljes së mëngjesit, rituali vazhdon me prerjen e kurbanit duke vijuar me urimet. Besimtarët myslimanë në kryeqytet falën namazin para Sheshit Skëndërbej në orën 06:55, siç edhe është bërë zakonisht.