Protesta e fermerëve në Bruksel
Reagime të shumta erdhën nga ambasadat në Shqipëri si dhe nga OSBE ku dënuan dhunën e përdorur në protestën e mbajtur nga Rithemelimi para Bashkisë së Tiranës duke bërë thirrje për protesta paqësore si akte demokratike.
Pas reagimeve në seri të ambasadave, një nga organizatorët e protestës, Belind Këlliçi iu përgjigj me fotografi të protestave të fermerëve në Bruksel pak muaj më parë ku bllokuan rrugët me traktorë dhe ndezën zjarre. Ai bën apel që evropianët të pranojnë të njëjtin standard si në Shqipëri.
“Një përshëndetje për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo janë dhe partnerët ndërkombëtarë, me foto nga protesta e fermerëve e zhvilluar vetëm 2 muaj më parë, më 26 shkurt 2024, në Bruksel, ngjitur me zyrat qendrore të Bashkimit Evropian. Të gjithë ndërkombëtarët e veçanërisht evropianët, duhet të pranojnë në Shqipëri të njëjtin standard që pranojnë për vendet e tyre. Ne NUK jemi dhe NUK mund të trajtohemi si një vend i botës së tretë!”, – shkruan Këlliçi.