BBV

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, ka pritur në Ambasadën e Kosovës në Uashington Sekretarin e Shtetit të Iowas, Paul Pate, ku u vlerësuan marrëdhëniet e veçanta Kosovë–SHBA dhe u diskutua për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë.

Sipas njoftimit të Ambasadës, gjatë takimit u theksua rëndësia e partneritetit mes dy vendeve dhe u ripohuan prioritetet e përbashkëta.

“Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Shtetit të Iowas dhe Kosovës, si dhe u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Ambasadori Dugolli dhe Sekretari Pate theksuan angazhimin e përbashkët për stabilitet dhe demokraci. “Kosova dhe SHBA-ja ndajnë prioritete të përbashkëta në forcimin e stabilitetit rajonal, e promovimin e vlerave demokratike, duke u mbështetur mbi miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin e veçantë ndërmjet dy vendeve”, thekson Ambasada e Kosovës në Uashington. 

Të Ngjashme