Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndërrimin e masës së sigurisë për produktet e importuara nga Serbia.
Përmes një postimi në platformën “X”, këtë vendim e ka quajtur të rëndësishëm e që mundëson progres në integrimin rajonal dhe drejt integrimit evropian.
“Përshëndes vendimin e Qeverisë për hapjen e pikës kufitare Merdare për mallra nga🇷🇸 Ky është një vendim i rëndësishëm që mundëson progres në integrimin rajonal (procesi i Berlinit) dhe drejt integrimit evropian. Qasja shumëpalëshe e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve sjell fryte të qëndrueshme”, ka shkruar Guerot.
I welcome the decision of the 🇽🇰Government to open the Merdare border crossing point for goods from🇷🇸 This is an important decision allowing progress in the regional integration (Berlin process) and towards European integration🇪🇺. The multilateral approach of dispute settlement…
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) October 8, 2024
Kurti e vlerëson ta mjaftueshme ndryshimin e masës për mallrat serbe para Procesit të Berlinit
Ndryshe, nga e marta, përmes pikës kufitare të Merdarës mund të hyjnë mallra serbe, por për hyrje të tyre do të ketë kontrolle të shtuara dhe të detajuara nga Dogana e Kosovës. Kështu ka kërkuar Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës gjatë së hënës. I pari i Qeverisë, Albin Kurti ka thënë se kjo masë e ndryshimit është e mjaftueshme për proceset e ditëve në vijim dhe e njëjta është biseduar me Bashkimin Evropian dhe Gjermaninë.