Agjencia e Menaxhimit Emergjent do të dalë sot para mediave për të informuar publikun rreth gjendjes aktuale të krijuar nga vërshimet dhe masave që janë ndërmarrë për menaxhimin e situatës.
Gjatë konferencës, përfaqësuesit e AME-së do të prezantojnë detaje mbi ndërhyrjet në terren, koordinimin me institucionet përkatëse dhe hapat e ndërmarrë për minimizimin e pasojave.
Po ashtu, do të jepen këshilla dhe udhëzime për qytetarët lidhur me mënyrën e veprimit në raste emergjente.
Konferenca për media do të mbahet në ambientet e selisë qendrore të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent në Hajvali. /teve1.info/
