ShowBizzz

Amir Rrahmani dhe Era Istrefi nuk fshihen më, këngëtarja publikon fotot nga pushimet së bashku

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani është në një lidhje me këngëtaren Era Istrefi.

Ata e konfirmuan marrëdhënien teksa publikuan disa foto gjatë një gare të Formula 1 në Itali.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar imazhe të tjera nga pushimet së bashku.

Në njërin prej tyre shihet trupi i Rrahmanit dhe një zinxhir me numrin 13, të cilin e mban ai në fanellën e Napolit, derisa në dorë e mban pijen energjitike imazh i së cilës është vetë Era.