2
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani thuhet se do të rinovojë kontratën e tij me Napolin edhe për disa vite, teksa edhe paga e tij do të ketë ngritje të dukshme.
Sipas gazetarit të njohur italian Nicolo Schira, Amir Rrahmani do të nënshkruajë një kontratë të re me Napolin.
Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës do të fitojë 3.8 milionë euro në vit, që është ndoshta kontrata më e pasur që ai ka pasur në karrierën e tij.
Sipas faqes së specializuar Capology, një burim jozyrtar i pagave të futbollistëve, me kontratën e tij të mëparshme ai fitonte 3.2 milionë euro në sezon.
Schira tutje pretendon se Rrahmani ka refuzuar oferta më të larta nga Arabia Saudite, Turqia dhe Liga Premier për të qëndruar në Napoli.
Si kujtesë, Rrahmani luajti për RNK Split, Lokomotiva Zagreb dhe Dinamo Zagreb nga viti 2015 deri në vitin 2019. Hellas Verona e transferoi i atë nga Dinamo për 3.5 milionë euro, dhe Napoli i pagoi 15 milionë euro në vitin 2020.
Ai ka luajtur 109 ndeshje në Superligën e Kroacisë dhe ka dy tituj kampionë kroatë, teksa në Serie A ka luajtur deri tani plotë 156 ndeshje, duke fituar gjithashtu dy tituj kampioni.


