Hetuesit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore kanë zbarkuar me urgjencë mbrëmjen e sotme në qendër të Fierit, në vendin e njohur gjerësisht si “Ish-Globi”, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë një 26 vjeçar. Ky i fundit është qëlluar nga një efektiv i Patrullës.
Policia e Fierit ka dalë me deklaratë zyrtare dhe sqaron dinamikën e sherrit që përfundoi me plumba.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.20 në qendër të qytetit, aty ku efektivët e Patrullës së Përgjithshme ishin planizuar me shërbim dhe kishin bllokuar një segment rrugor për shkak se aty zhvillohej një koncert. Në një moment, pranë postblloku është afruar një i ri që ka debatuar me policët.
Bëhet fjalë për 26 vjeçarin me inicialet D.B, të cilit kur i është treguar se nuk mund të kalonte në zonën e bllokuar ka dalë nga mjeti “Volkswagen” që drejtonte dhe ka nisur të qëllojë me grushte në fytyrë një nga efektivët e Policisë së Fierit.
Nga goditjet e shumta dhe të papritura, efektivi njoftohet se ka marrë dëmtime të shumta në fytyrë dhe në pjesën e gojës. Gjendur në këto kushte, inspektori me inicialet Sh.J ka nxjerr armën e shërbimit dhe ka qëlluar në këmbë 26 vjeçarin, në kushtet e vetëmbrojtjes.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, në spital për ndihmë mjekësore është shoqëruar dhe punonjësi i Policisë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, efektivi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme që po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë së Fierit.
Drejtoria Vendore e Policise Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish globi”, në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti. Shtetasi D. B, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volksëagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar.
Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë.
Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B. Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit. Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japi informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo