Lajme

Analisti ‘godet’ Osmanin – rikthimi në LDK erdhi nga rrethanat, jo bindja politike

Analisti Faton Mehmeti ka komentuar rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, duke ngritur dyshime mbi arsyet reale të këtij vendimi politik.

Ai thotë se nëse Albin Kurti do ta kishte mbështetur për një mandat tjetër presidente, rikthimi i saj në LDK nuk do të ndodhte, përcjell “Bota sot”.

Sipas Mehmetit, ky rikthim nuk lidhet me bindje apo afërsi politike me LDK-në, por me mungesën e alternativave politike.

Ai shton se kjo situatë ngre pyetje edhe për votuesit e LDK-së, nëse partia duhet mbështetur për idealet e saj apo për rrethana politike të momentit.

Postimi i plotë

Secili votues i LDK-së duhet t’ia bëjë vetes një pyetje: Nëse Albini do ta bënte presidente, a do të rikthehej Vjosa në LDK? Përgjigjja dihet. Prandaj, le të mos shitet si rikthim nga bindja apo dashuria për LDK-në, por si kthim nga dëshpërimi politik dhe mungesa e alternativës. Po të kishte pasur garanci se do të vazhdonte edhe një mandat si presidente, vështirë se do ta shihnim sërish në LDK. Kjo e bën të drejtë pyetjen e shumë votuesve: a duhet votuar LDK-ja për idealet e saj apo vetëm për shkak të një figure që u rikthye jo nga vullneti, por nga rrethanat?

Të Ngjashme