Lajme

Analisti për Kurtin: Ai është stuhi, furtunë, që fshinë çdo gjë…

Analisti Binak Maxharraj, ka vlerësuar figurën e kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka thënë se Kurtin mund ta vrasin por ai nuk do të nënshtrohet kurrë dhe nuk mund të thyhet asnjëherë.

Sipas tij, Kurti është personi që i shtynë çështjent përpara me gjoks të hapur për t’i dalë zot vatanit.

“Albin Kurtin e LVV mund ta vrisni, por kurrë nuk mund ta nënshtroni, nuk mund ta thyeni sepse është si Oso Kuka që ec përpara me gjoks të hapur për t’i dalë zot vatanit.

Ai është stuhi, furtunë, zerzele që fshinë çdo gjë përpara kur është një pyetje atdheu.

Ai që i del në ndihmë atdheut që e vigjilon dhe ia ruan kufinjtë e vendit të vet, që e kthen veriun gati të humbur nga servilët që tentuan ta ndajnë.

Kur njeriu i ka këto vlera për vendin e vet atëherë askush tjetër nuk mund t’i dalë edhe kur i thonë me sarkazëm se “duhesh të koordinohesh” atëherë për të mos e trazuar Vuçiqin.

Broçkulla”, thotë Maxharraj.