Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ditën e sotme ka zhvilluar një koferencë për mediat ku dhe ka bërë analizën vjetorë të ministirisë. Gjatë fjalës së tij ai ka deklaruar se siguria publike përgjatë vitit që lamë pas ishte një test certefikimi dhe deri në datën 31 dhjetor janë numëruar rreth 154 operanione në goditjen e fenomentit të emigracionit të paligjshëm.
Gjithashtu, ministri u ndal edhe te akuzat lidhur me ndërtimet pa leje, ku dhe bëri me dije se nga 9 objektet e para që janë sekeustruar është arkëtuar në buxhetin e shtetit shuma prej 10.5 milionë euro.
“Siguria publike gjatë 2023, ishte në test që na ka certifikuar. Numërojmë rreth 154 operacione në goditjen e fenomenit të emigracionit të paligjshëm.
Sapo mbyllim një sezon turistik fillojmë bëhemi gati për sezonin e ri. Sikur jam zotuar, do të kemi për këtë sezon turistik një përgatitje shumë më të plotë, për të përballuar në fluks shumë më të madh turistësh. Dhe për këtë qëllim bëmë gati, një strukturë të re brenda Policisë së Shtetit, e cila do duhet të marrë një përgjegjësi të re. Ndërkohë që inspektoriati i mbrojtjes së territorit duhet të garantojë në kohë, plazhe të lira dhe bregdet të pastër.
Meqë po flas për IKMT, më lejoni të ndaj një shifër, sa i përket gjithë baltës që u hodh mbi qeverinë për ndërtimet pa leje, kemi për 9 objektet e para, si arkëtim të ardhura në buxhet 10.5 mln euro. Për katër prej tyre, procesi i pagesës është likujduar, ndërkohe priten dhe të tjerat”, tha Balla, teksa më tej vijoi duke thënë se numri i aksidentev është përgjysmuar. Sipas tij nga 2075 aksidente në vitin 2013 në 1228 incidente rrugore në vitin 2023.
LEXO EDHE: Balla bën analizën vjetore: Shqipërisë i është pastruar imazhi
“Gjatë vitit 2023 janë evidentuar 1228 aksidente rrugore me pasoja të rënda. Në këto aksidente rrugore evidentohen 191 të vrarë, 187 të plagosur rëndë. Janë vendosur 898,164 masa administrative ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor (148.854 masa më shumë se në vitin). Janë arrestuar 2869 drejtues mjetesh, nga të cilët 1478, pasi kanë rezultuar se e drejtonin mjetin në gjendje të dehur/në efektin e lendëve narkotike dhe 1391, pasi drejtonin mjetin, pa leje drejtimi;
Janë pezulluar 6806 leje drejtimi. Janë vendosur 898 425 masa administrative: 220 201 për mosrespektim të normave të shpejtësisë, 59 318 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 18 450 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; 34 657 për përdorimin të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 75 375 për parakalime të gabuara dhe 490 424 masa per shkelje te tjera të Kodit Rrugor”, tha ai ndër të tjera.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo