Lajme

Anda Skeja doktoron në Universitetin EPFL për Matematikë

Zvicër: Një doktorante shqiptare më “École Polytechnique Fédérale de Lausanne”

Anda Skeja para pak ditësh ka doktoruar në Universitetin zviceran “École Polytechnique Fédérale de Lausanne”, në programin për Matematikë, shkruan albinfo.ch.

Anda është studentja e parë dhe deri më tani e vetmja që është pranuar në programin e doktoratës, pa i ndjekur studimet Master, rezultat ky nga performanca e saj si kuadër i lartë në këtë fushë.

Ajo gjithashtu është edhe një bursiste e Konfederatës Zvicerane, hulumtuese shkencore dhe mësimdhënëse, shkruan tutje albinfo.ch.

“Me këtë ceremoni po e përmbyll një udhëtim sfidues, por tepër shpërblyes të doktoratës në Matematikë. Jam thellësisht mirënjohëse për përvojat, mundësitë dhe, mbi të gjitha, për njerëzit e jashtëzakonshëm që e bënë çdo hap të vlefshëm”, është shprehur Anda. /Albinfo.ch
https://www.albinfo.ch/anda-skeja-doktoron-ne-universitetin-epfl-per-matematike/