ShowBizzz

Andi konfirmoi lidhjen e re të dashurisë

Melisa Lleshi dhe Andi Shehi janë padyshim dy nga personazhet e ‘’Përputhen’’ më të përfolur të të gjitha edicioneve.

Lidhja e tyre zgjati për shumë kohë pas daljes për të përfunduar përfundimisht kohë më parë.

Teksa Melisa vazhdoi të ishte prezentë me këngë dhe projekte televizive, Andi u distancua tërësisht nga jeta publike.

Ai vetëm pak ditë më parë u shfaq në rrjetet sociale me partneren e re duke konfirmuar lidhjen e re të dashurisë
Në anën tjetër Melisa po vazhdon të jetë single ndërsa e ftuar në “Pardon My French”, ku tregoi më shumë rreth karrierës së saj muzikore ajo foli edhe për jetën sentimentale.

Ndër të tjera ajo tha nuk do të martohet kurrë, pasi nuk ka besim tek martesa sepse sipas saj është thjesht një letër.

Melisa u shpreh se dëshiron që të qëndrojë beqare gjatë gjithë jetës së saj.

“Unë nuk do martohem kurrë. Ju betohem e kam seriozisht nuk besoj shumë tek martesa. Më duket thjesht një letër që duhet të firmosësh edhe kaq, por ajo letra shumë shpejt mund të… Më pëlqen të rri beqare gjatë gjithë jetës.”, tha Melisa.