Ende nuk është bërë e ditur agjenda e takimit të muajit maj të Komitetit të Ministrave të Këshilli i Evropës dhe nëse do të përfshihet shqyrtimi i anëtarësimit të Kosovës. Institucionet në Prishtinë thonë se nuk kanë konfirmim zyrtar dhe po vazhdojnë përpjekjet diplomatike. Anëtarësimi në Këshilli i Evropës do ta përforconte subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, përmes pjesëmarrjes me të drejta të plota në një organizatë ndërqeveritare me status të lartë.
Takimi i madh politik i Komitetit të Ministrave të Këshilli i Evropës, që do të mbahet nga mesi i muajit maj, ende nuk dihet nëse do ta përfshijë në agjendë anëtarësimin e Kosovës. Në faqen zyrtare të Këshilli i Evropës ende nuk figuron agjenda e takimit të radhës të 46 shteteve anëtare, ku merret vendimi përfundimtar për anëtarësim.
“Draft-agjenda për sesionin e ardhshëm të Komitetit të Ministrave nuk është ende e disponueshme, megjithatë do t’ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim”, tha Estelle Steiner, këshilltare për media dhe komunikim, Këshilli i Evropës.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme thekson se po i ndjek nga afër zhvillimet që lidhen me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshilli i Evropës, duke shtuar se deri në këtë fazë nuk ka konfirmim zyrtar nëse do të shqyrtohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim.
Diplomacia kosovare vazhdon angazhimet dhe komunikimin me shtetet anëtare të kësaj organizate, me parlamentarë dhe grupe politike në kuadër të Asamblesë Parlamentare, për të mbështetur avancimin e këtij procesi.
“Deri në këtë fazë, Ministria nuk ka pranuar konfirmim zyrtar nëse aplikimi i Republikës së Kosovës për anëtarësim pritet të shqyrtohet në takimet e ardhshme të Komitetit të Ministrave ose të organeve përkatëse të Këshilli i Evropës gjatë muajit të ardhshëm. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme po vazhdon angazhimet diplomatike dhe komunikimin me shtetet anëtare për të siguruar mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës, në përputhje me opinionin pozitiv të Asamblesë Parlamentare të miratuar në prill 2024”, thekson MPJ.
Kosova aplikoi në këtë këshill më 12 maj 2022. Asambleja Parlamentare e Këshilli i Evropës caktoi Dora Bakoyannis raportuese për hartimin e opinionit mbi kërkesën e Kosovës dhe, më 27 mars 2024, Komisioni për Politikë dhe Demokraci miratoi një opinion pozitiv për anëtarësimin me shumicë të madhe votash. Megjithatë, një vit më vonë, në vitin 2025, Kosova mbeti jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave.
Në atë kohë, Qeveria e Kosovës mori një vendim të rëndësishëm lidhur me çështjen shumëvjeçare të pronave të Manastiri i Deçanit. Zbatimi i aktgjykimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës për këtë manastir ishte një kusht i kahershëm i bashkësisë ndërkombëtare. Vendimi u lidh drejtpërdrejt me përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshilli i Evropës, por kjo nuk ishte arsyeja e vetme.
Sipas njohësve të fushës, ngërçi politik i vitit të kaluar i ka shkaktuar Kosovës vonesa edhe në procesin e anëtarësimit në këtë organizatë.
“Një gjë duhet ta themi: situata me moskonstituimin e institucioneve përgjatë vitit 2025 i ka shkaktuar vonesa të mëdha Kosovës, në shumë dimensione, përfshirë edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Për ne, anëtarësimi në Këshilli i Evropës ka qenë dhe mbetet një nga synimet prioritare në fushën e multilateralizmit. Megjithatë, të shpresojmë që së shpejti do ta tejkalojmë këtë situatë dhe më pas fokusi i institucioneve do të jetë në forcimin e rolit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, që nënkupton edhe anëtarësimin në këtë organizatë”, thekson profesori Valon Murtezaj.
Anëtarësimi në Këshilli i Evropës do ta përforconte subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës përmes pjesëmarrjes me të drejta të plota. Kosova do të përfaqësohej me delegacionin e saj në Asamblenë Parlamentare si anëtare me të drejta të plota, duke marrë pjesë drejtpërdrejt në debatin parlamentar evropian si palë sovrane.
