![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/05/anetarja-e-familjes-mbreterore-qe-i-befasoi-te-gjithe-me-veshjen-e-saj_646e28a7ed9ea.webp?resize=750%2C450&ssl=1)
Princesha Victoria e Suedisë i ktheu të gjithë sytë tek ajo teksa u shfaq me një fustan të verdhë të ndezur në ndarjen e çmimeve muzikore Polar Music Prize në Stokholm. Kjo pasi një pamje të tillë nuk ia kemi parë më herët një personi nga familja mbretërore.
45-vjeçarja zgjodhi një fustan neoni dhe fotografët e kapën duke pozuar para kamerës. Ajo dukej e vendosur për të bërë përshtypje!
Fustani asimetrik i Viktorias është shoqëruar me një palë taka të zeza dhe një mini çantë të zezë, ndërsa ka zgjedhur vathë verbues, byzylykë shumëngjyrëshe dhe argjendi. Për grimin e saj Princesha zgjodhi një bazë neutrale me një sy minimal ‘smokey’, dhe një buzëkuq rozë, ndërsa flokët i kishte të tërhequr mbrapsht topuz./abcnews.al