ShowBizzz

Angelina Jolie “magjeps” në Shangai!

Aktorja e njohur Angelina Jolie ka tërhequr të gjithë vëmendjen gjatë një eventi të Tom Ford në Shanghai, ku u shfaq me një elegancë që nuk kalon pa u vënë re.

Ylli 50-vjeçar zgjodhi një veshje të bardhë mëndafshi nga koleksioni SS/26 i markës, duke e kombinuar me buzëkuqin e kuq të theksuar “Scarlet Rouge”, që i dha një prekje sensuale dhe të sofistikuar pamjes së saj. Flokët bjonde të çrregullta dhe grimi minimal kompletonin një stil natyral, por tejet tërheqës.

Si ambasadore e Tom Ford, Jolie u shpreh mirënjohëse për pjesëmarrjen në event, duke theksuar se mezi pret të rikthehet sërish.

Gjatë mbrëmjes, ajo u pa duke pozuar edhe me drejtorin kreativ Haider Ackermann, i cili festonte ditëlindjen e tij.

Paraqitja e saj vjen në një periudhë shumë aktive në karrierë, pasi së fundmi Angelina Jolie ka qenë e angazhuar si producente dhe aktore në filmin “Couture”.

Të Ngjashme