ShowBizzz

Angelina Jolie trondit fansat në daljen e fundit, kritikohet për ndërhyrje

Paraqitja e Angelina Jolie në një event në Kinë ka shkaktuar një lumë komentesh në rrjetet sociale.

Shumë fansa kanë pohuar se aktorja 50-vjeçare duket e panjohshme, duke nxitur spekulime për ndërhyrje të mundshme kirurgjikale

Jolie mori pjesë në lançimin e produkteve kozmetike Tom Ford në Shangai. Për këtë rast, ajo veshi një fustan të thjeshtë të bardhë me rrip dhe e kompletoi pamjen me buzëkuq të kuq të ndezur.

Fituesja e çmimit Oscar është ambasadorja e parë e famshme për linjën e bukurisë të stilistit të famshëm të modës dhe udhëtoi për në Kinë për të prezantuar koleksionin e tij të buzëkuqve.

Megjithatë, videoja nga tapeti i kuq i ka shqetësuar disa nga ndjekësit e saj. Edhe pse aktorja hodhi poshtë spekulimet rreth kirurgjisë plastike në vitin 2010, duke deklaruar: “Nuk i kam bërë asgjë vetes dhe nuk mendoj se do t’i bëj”, shumë veta e vunë në dyshim.

Komentet vërshuan shpejt në rrjetin social X. “Kjo nuk i ngjan aspak asaj”, shkroi një përdorues. Një tjetër shtoi: “Problemi nuk është plakja, por humbja e shprehjes. Kur fytyrat pushojnë së dukeshin njerëzore dhe bëhen artificiale, është qartësisht e tepruar.”

Të Ngjashme