Kuriozitete

Anglezja e veshur më së miri frymon elegancë: Veshjet e saj nuk janë të shtrenjta, edhe pse është më e pasur se familja mbretërore

Shumëkush do të mendonte se është Kate Middleton, për sa i përket modës, por këtë herë këtë titull e ka marrë një tjetër zonjë

Akshata Murty është vajza e një prej njerëzve më të pasur në Indi dhe bashkëshorte e kryeministrit britanik Rishi Sunak.

Ajo është shpallur femra e veshur më së miri në Angli nga revista “Tatler”.

Stili i saj është përshkruar si jashtëzakonisht i rafinuar, klasik dhe femëror, ndërsa veshjet e saj janë shembulli më i mirë i nocionit luks i qetë.

Akshata thotë se ka qenë e dashuruar me modën që kur ishte fëmijë, madje ajo filloi markën e saj të modës, “Akshata Designs”, në 2011.

“Edhe si vajzë e vogël i kam dashur veshjet. Nëna ime, një inxhiniere, ishte gjithmonë e hutuar se përse do të shpenzoja kaq shumë kohë duke krijuar veshje të ndryshme”, thotë Murty.

Idetë për krijimet e saj i gjen në rrugët e qyteteve në SHBA dhe në Indi.

“Mblodha një përzierje eklektike të gjërave të çuditshme që gjeta në rrugët e Mumbait dhe Los Angelesit, si dhe disa pjesë themelore. I kombinoj ato me copa fantastike nga dyqanet vintage dhe me fustane të lehta nga Alexander Wang!, thotë Murti.

Murty shkoi në Fashion Institute of Design and Merchandising” në Los Angeles, ku perfeksionoi njohuritë e saj të modës.

Akshata është vajza e njeriut të gjashtë më të pasur në Indi, miliarderit N.R. Narayana Murty, e cila është bashkëthemeluese e kompanisë së suksesshme IT Infosis. Edhe revista indiane “Times” e shpalli atë një nga sipërmarrësit më të mirë të Indisë.