
2
Anina Papasergio, emri më i ri dhe premtues në muzikën shqiptare, po ngjitet me hapa të sigurt drejt majave të suksesit. E njohur për zërin e saj të veçantë dhe stilin e saj unik, Anina ka ndarë skenën me disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës, duke treguar se është gati të jetë pjesë e yjeve të mëdhenj të skenës.
Por talenti i saj nuk ndalet veç te muzika. Anina po e sprovon veten edhe në një tjetër fushë të rëndësishme, në botën e spektakleve të bukurisë. Ajo është përzgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë në garën ndërkombëtare Miss Summer World 2025, një event prestigjioz që mbledh vajza të bukura dhe të talentuara nga e gjithë bota.
Pjesëmarrja e saj në këtë kompeticion është jo vetëm një mundësi për afirmimin e saj personal, por edhe një përfaqësim i denjë i Shqipërisë në një skenë ndërkombëtare.
Anina i fton të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, ta mbështesin në këtë rrugëtim të ri, ku ajo po tregon se bukuria dhe talenti shqiptar nuk kanë kufij.
Le t’i japim forcë Aninës me mbështetjen tonë, sepse ajo po e ngre lart flamurin kuqezi me krenari!
ks