3
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka shqetësuar ndjekësit e saj pasditen e sotme, duke postuar një imazh nga ambientet e spitalit, pak çaste para futjes në rezonancë magnetike.
“Ia nisim sërish” – ka shkruar këngëtarja, duke lënë të kuptohet se po përballet me një përsëritje të problemeve shëndetësore.
Kujtojmë se pas daljes nga formati vitin e kaluar, Anisa i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpinë, një problem që dukej se ishte lënë pas. Por, situata duket se është rënduar sërish.
Çfarë po ndodh me Anisën?
Burime të sigurta pranë ish-banores kanë bërë të ditur se gjendja e saj është përkeqësuar ndjeshëm kohët e fundit. Mësohet se Anisa po përjeton dhimbje të forta të shpinës, të cilat po i shkaktojnë vështirësi serioze edhe në lëvizje.
Sipas të njëjtave burime, shqetësimi kryesor mbetet mpirja e këmbës së djathtë, e cila në momente të caktuara ia bën të pamundur ecjen. Dyshimet e para të mjekëve lidhen me prekjen e dy nervave, të cilat po pengojnë funksionimin normal të shtyllës kurrizore.
Aktualisht, Anisa është në pritje të rezultateve të rezonancës për të parë nëse do të jetë e nevojshme një tjetër ndërhyrje apo një trajtim intensiv.

ks


