ShowBizzz

Anjeza habit banorin e BBVK 5 pasi i zbulon moshën e saj të vërtetë: “S’po besoj!” (VIDEO)

Një bisedë mes banorëve të “Big Brother VIP Kosova 5” ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi Anjeza ka zbuluar moshën e saj dhe ka marrë një reagim të papritur nga një prej konkurrentëve.

Teksa po qëndronin në dhomën e ndenjjes, banori e pyeti Anjezën se sa vjeçe ishte, ndërsa ajo iu përgjigj se është 22 vjeçe.

“Sa vjet i ki?”, e pyeti ai.

“”, iu përgjigj Anjeza.

“Sa? 22? S’po besoj!”, reagoi banori, duke treguar se kishte menduar që ajo ishte më e madhe në moshë.

Anjeza e mori me sportivitet reagimin e tij dhe e pyeti nëse i dukej si 30-vjeçare.

“Pse a? A të dukem si 30?”, ia ktheu ajo.

“Jo, 30 shumë, por t’i kisha dhënë nja 25”, u përgjigj ai.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2026/10/SaveClip.App_AQOg2xzdsWw8OQsKiQg_m8f8cML0tc83DjMyd7AXBdybd_pXTjarGwje8cPgeLZpJpNjcC2SIk3TVrtKfgzRD0S_qIdUk6brfPTzLmk.mp4
Momenti është publikuar edhe në faqen zyrtare të “Big Brother VIP Kosova” në Instagram, ku biseda mes dy konkurrentëve është shoqëruar me mbishkrimin “Ja sa vjeçare është Anjeza”.

Anjeza është një nga 21 banorët që iu bashkuan edicionit të pestë të spektaklit, i cili nisi zyrtarisht më 30 tetor.

Të Ngjashme