ShowBizzz

Anna Lika lë serialin, Bjordi e detyroi të bënte skena sex-i

Ana Lika është një nga aktoret më të çiltra dhe gazmore, e cila nuk ngurron të flasë hapur në çdo dalje të saj.

Së fundmi, Ana ka qenë në fokus të mediave rozë për shkak të romancës së saj me regjisorin Bjordi Mezini.

Aktorja fillimisht ka hezituar për të zbuluar detaje nga jeta e saj private, por ka treguar disa detaje të pathëna më parë e sidomos për marrëdhënien e saj me Bjoridin.

Ajo ka treguar se fillimisht ka pasur zënka me të për shkak të disa skenave të nxehta të një seriali që regjisori ishte vet Bjoridi.

Skenat ajo do t’i realizonte me Amos Zaharian, mirëpo aktorja tregoi se nuk ishte dakort për këtë dhe kishte vendosur ta linte serialin pasi as Bjordi nuk kishte pranuar të ndërronte skenarin.

E më pas ajo tregoi se kishte qënë Ermal Mamaqi ai që i kishte mbushur mendjen të rikthehej.

Edhe pse nuk e pranoi hapur romancën me regjisorin e njohur, aktorja tregoi se në jetën e saj ka qenë një rast përjashtimor kur ka pasur një lidhje dashurie me një koleg duke lënë të nënkuptuar marrëdhënien e saj me Bjordin.