Kryeministri australian Anthony Albanese është bërë udhëheqësi i parë i vendit që lidh kurorë gjatë kohës që është në detyrë.
Albanese u martua me partneren e tij, Jodie Haydon, në kryeqytetin Canberra.
Qeni i tij, Toto, mbajti unazat, ndërsa çifti eci përgjatë korridorit nën tingujt e këngës së Stevie Wonder, “Signed, Sealed, Delivered (I’m Yours)”.
Çifti u fejua në Ditën e Shën Valentinit vitin e kaluar.
Planet për dasmën ishin mbajtur të fshehta deri në ditën e madhe për shkak të shqetësimeve për sigurinë dhe mundësinë e ndonjë shqetësimi të padëshiruar gjatë ceremonisë.
Djali i kryeministrit nga martesa e mëparshme dhe disa ministra të qeverisë, ishin të pranishëm.
/tiranapost
