E ngarkuara me punë në Ambasada e ShBA-së, Anu Prattipati, vizitoi sot zyrën e kryeministrit Albin Kurti.
Në njoftimin e ambasadës amerikane është thënë marrëdhënia SHBA-Kosovë mban potencial të fortë.
Ndër të tjera, është thënë se ShBA-ja pret angazhimin konstruktiv për të avancuar prioritetet reciproke.
“Marrëdhënia SHBA-Kosovë mban potencial të fortë, veçanërisht në zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, dhe ne presim angazhimin konstruktiv për të avancuar prioritetet reciproke të paqes dhe stabilitetit rajonal”, është thënë në njoftimin e ambasadës.
