LifeStyle

Anulohet televotimi/ Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5, ja kush ushtroi dhunë…

Një zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme (e enjte) në Big Brother VIP Albania, duke ndezur menjëherë alarmin brenda dhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Përmes mesazhit në zarf është bërë e ditur se televotimi i së shtunës është anuluar, një vendim i rëndësishëm për ecurinë e lojës, por që banorët ende nuk janë vënë në dijeni. Detaje të tjera zyrtare nuk janë bërë publike për momentin.

Ky zhvillim vjen pas përplasjes së fortë mes Markos dhe Shëndritit, ku gjatë debatit dyshohet se Marko e ka prekur fizikisht Shëndritin më duar. Situata ka shkaktuar reagime të shumta edhe te publiku, duke u kthyer në një nga momentet më të diskutuara të ditëve të fundit.

Ky nuk është zarf i zi i parë që hyn në këtë edicion, pasi raste të ngjashme janë shënuar edhe më herët për situata të tjera disiplinore. Megjithatë, pezullimi i televotimit e bën këtë rast veçanërisht të rëndë dhe me pasoja të mundshme për banorët.

Në shtëpi, tensionet kanë qenë të pranishme prej ditësh, me debate të shpeshta që shpesh kanë eskaluar. Përplasja Marko–Shëndrit është ajo që ka lënë më shumë gjurmë te shikuesit, duke ngritur pikëpyetje mbi vendimet që pritet të merren.

Sido që të jetë, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në vazhdim dhe kush do të largohet, ndërsa produksioni pritet të reagojë zyrtarisht në ditët në vijim.

View this post on Instagram

A post shared by BigDailyClips (@big_brother.daily)

Të Ngjashme