Jozefin Markut, këngëtarit të arrestuar pas një ngjarjeje të dhunshme, i është ndryshuar masa e sigurisë nga Gjykata e Apelit. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, ai do të qëndrojë nën masën “detyrim paraqitje”.
Të lidhura
None found
Pas vendimit, Marku ka reaguar përmes rrjeteve sociale. Në një fotografi të publikuar në “Instastory”, ai ka shkruar se një diell e ndjek kudo dhe i ndriçon udhën edhe në momentet kur gjithçka përreth mbulohet nga errësira.
“Ka një diell që m’shoqnon kudo… Ma ndriçon rrugën edhe atëherë kur përreth bëhet errësirë.
Nuk më tregon vetëm ku të shkoj, por më kujton çdo ditë të mos ndalem së ndriçuar edhe vetë. Ju Dua”, ka shkruar këngëtari krahas imazhit.
Postimit, ai i ka vendosur në sfond këngën e tij me titull “Ylli i mbrëmjes”.
Jozefin Marku u arrestua në fillim të shtatorit, pasi u publikuan pamje filmike ku ai, së bashku me disa persona të tjerë, shfaqej duke dhunuar Eduard Kuçin.
![]()
Sipas dyshimeve, incidenti ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit. Në videon e publikuar, Kuçi shihet duke u ndaluar në rrugë dhe duke u nxjerrë nga automjeti i tij. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu se për ndalimin e tij dyshohet të jetë përdorur një tabelë e Policisë së Shtetit.
