ShowBizzz

Arbana dhe Eduarti ndajnë foton e parë nga dasma

Arbana dhe Eduarti më në fund kanë postuar foton e shumëpritur nga dasma e tyre. Çifti ka publikuar në Instagram një foto nga ceremonia e mbajtur në kishën San Galgano. Përmes një shkrimi, Arbana falenderon të gjithë ata që respektuan dëshirën e tyre për privatësi dhe shprehet se iu desh kohë të mblidhte veten nga emocionet për të ndarë këtë moment kaq magjik.

Arbana dhe Eduarti ndajnë foton e parë nga dasma

“Bashkë ne të dy! Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi. Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq

Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private.

Faleminderit Zotit për gjithçka

Vetëm bekime për të gjithë ju; Gjithmonë”, shkruan Arbana.