ShowBizzz

Arbana Osmani “ia merr” vëmendjen dasmës së Mateos dhe Brikenës, Big Brother-it nuk i bën “punë” as dasma

Në këtë të hënë mbrëma, emocionet në ekran janë dyfishuar! Ndërkohë që spektakli i njohur “Ferma VIP” po mbahet nën moderimin e Arbana Osmanit, një tjetër ngjarje e rëndësishme po ndodh brenda shtëpisë së Big Brother Vip, dasma e famshme e Mateos dhe Brikenës.

Shikuesit janë të ndarë në dy kampe, disa nuk e lënë pas dore këtë moment magjik të dashurisë dhe janë të përqendruar tek ceremonia e dasmës, ndërsa të tjerët preferojnë të ndjekin rivalin televiziv, Ferma VIP, e cila këtë vit ka ardhur dhe me surpriza, ku më e madhja ishte moderatorja, Arbana.

Të lidhura

None found

Pikërisht ky moment shënon edhe një “përplasje” interesante mes Arbana Osmanit dhe “Top Channel”, pasi jo më larg se dy dite më parë ajo prezantonte Big Brother Vip Albania, ndërkohë që këto ditët e fundit “kunjat” mes saj dhe prezantuesit të Big-ut, Ledion Liços nuk kanë munguar.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, rreth 260 mijë shikues janë stacionuar duke ndjekur Fermën Vip në kanalin e platformës “Youtube”, ndërkohë që 216 mijë të tjerë po ndjekin martesën. Mesa duket kjo “luftë” shikueshmërie është fituar nga vetë Arbana.

Të Lidhura:

  1. Arbana Osmani drejt rikthimit në TCH? Story i saj thotë shumë
  2. FOTO/ Jori Delli thotë “largova njerëzit toksikë nga jeta ime…”, por vëmendjen e merr komenti i Arbana Osmanit
  3. Arbana Osmani zhgënjehet nga ekranit, vendos të hapë podcast
  4. E bëri sërish, veprimi i Arbana Osmanit para nisjes së BBV4 tërheq vëmendjen…

Të Ngjashme