Lajme

Arben Ahmetaj rrëfehet nga arratia, zbulon se kush e nxori në pritë dhe tregon se është kërcënuar me jetë…

Ish-krahu i djathë i Edi Ramës, Arben Ahmetaj ka zbuluar të reja tronditëse nga kupola e Rilindjes, e kryesuar dhe drejtuar me dorë të hekurt nga Edi Rama, të cilin ish-zv/kryeministri shpesh në intervistën e tij e quan “Kim Jong”. Në rrëfimin e dytë ekskluziv për “Syri Tv”, në “Çim Peka Live”, Ahmetaj ka treguar se persekutimi ndaj tij po ndodh për shkak të shënjestrimit nga kryeministri Rama dhe Altin Dumani, të cilin e quan shërbëtor të kryeministrit.

Më tej Ahmetaj ka folur edhe rreth kolegëve të tij socialistë si Ulsi Manja, Fatmir Xhafaj, Gjiknuri e Bushka të cilët thotë se nuk kanë marrë mundimin që as ta lexojnë dosjen e improvizuar nga Dumani ndaj tij nga frika që kanë nga Edi Rama. Ndërkohë nga arratia, zoti Ahmetaj zbulon se kush e nxori në pritë dhe tregon se është kërcënuar me jetë.

Po ashtu, ai hodhi akuza të forta ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, për të cilën thotë se ka dhënë 10 miliardë euro tendera nga viti 2019. Më poshtë po pasqyrojmë pjesë nga intervista e ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj.

Kërcënimi

Edhe njëherë, me median, mediat e Edi Ramës, personale të tij, do të merrem më vonë në këtë intervistë. Unë i referohem situatës time të përditshme. Mund ta vizitosh shtëpinë time, je i lutur të kuptosh pseudo luksin. Jetojmë në një shtëpi në kushte normale, që më në fund kemi mundësi që sa herë më viziton nëna ime 83 vjeçe, apo prindërit e Eriolës, pak më të rinj, po kaq të vjetër, të kenë mundësinë të kenë një hapësirë ku të rrinë dhe të flenë. Ky është ndryshimi i pseudoluksit që kujdesen dhe arsyet pse kujdesen kaq shumë do ti themi më vonë në këtë intervistë, kujdesen e merren me mua në pafundësi. Është urdhër dhe zell. Ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe pas atij publikimi, unë kam pasur dy episode.

Një episod u tre qytetarë shqiptarë, njëri prej tyre me qëndrim në Zvicër, të cilët i njoh, nuk i bëj publike për qytetarët shqiptarë, nëse do të duhet një ditë për të verifikuar vërtetësinë e asaj që them, i them edhe me emër se cilët janë, kanë ardhur kanë bërë foto tek dera e pallatit dhe janë regjistruar rastësisht nga një njeri i imi, se çfarë kanë thënë. Një episod të cilin unë e kam ndarë me autoritet këtu, ku duke zbritur nga një ambient publik në ashensor, një bashkëqytetar që shprehte në mërmëritje dhe sipër egërsi dhe sharje dhe i njëjti person, në kafen ku unë pi kafen e paradites, se aq është dita ime në këtë vend, sërish aty përballë.

E kam fotografuar, depozituar tek autoritetet, e kam marrë seriozisht, si ato tre kërcënimet të jetës time, plus atë provokim që i është bërë fëmijës tim në Tiranë, gocës time të vogël, Kelis dhe sigurisht që jam shumë alert, ashtu siç vetë kam deponuar në të tre shërbimet, të 6 emrat që janë iniciatorë të goditjeve të mundshme kundër meje dhe familjes time. Për sa i përket vendosmërisë dhe motivimit tim për të vazhduar betejën për të drejtën tim dhe për ti kthyer reston ligjore, të gjithë atyre që kanë kaluar në mënyrë të paligjshme pragun e shtëpisë time, nuk ka kthim pas. Kjo nuk diskutohet.

Kushdo që ka shkelur në mënyrë të paligjshme pragun e shtëpisë time, do të marrë resto të ligjshme deri në fund. Kjo nuk diskutohet. Unë jam i bindur në pafajësinë time. Unë e di çfarë kryqi duhet të mbaj në kurriz, por jo këto. Jo këto të sajuara nga Altin Dumani, pas nxjerrjes në pritë nga Edi Rama. Dhe si thotë Edi Rama, ankohen për PS. Nuk kam gjë unë me PS, unë PS e kam aty ku duhet ta kem. Me PS-në, atë krijesë të madhe unë jam rritur.

Ahmetaj akuza Veliajt dhe Ballukut

Belinda Balluku dhe Erion Veliaj më nxorën në pritë. Do të vijmë, po të përdor një rast të një alogjike të ministres Balluku. Ka refuzuar ti paguajë paratë e fundit inceneratorit të Fierit që është investim publik. Kjo në një dimension është praktikisht dëm ekonomik për një vepër e cila degradon. Në anën tjetër pse nuk përdoret e njëjta alogjik tek inceneratori i Tiranës. Ndërpriteni sot gjakderdhjen buxhetore, ndërpriteni. Anulojeni kontratën sot dhe ndiqni paratë. Mos më ndiqni pllakat e banjës së Eriolës. Ndiqni dhe ato. E dini ju se kanë thërritur dëshmitarë dhe i kanë kërcënuar.

Ish-zv/kryeministri i nxjerr të palarat Belinda Ballukut

I kam shifrat, se i kam në kompjuter, se mi sjellin vetë njerëzit e tyre. Erion Veliaj diku tek 5-6 miliardë euro. Pa lejet e ndërtimit. Shëndetësia diku te 2-3 miliardë euro. Arben Ahmetaj në të gjitha pozicionet që ka pasur, zero lek. Katër shembuj. Altin Dumani, pasi i tregohem si target sulet dhe refuzon të hyjë tek inceneratori i Tiranës, ku gjakderdhja është tmerr. Tani, të të them një gjë. Imagjinoje sikur unë për një sekondë, të solla katër shembuj. Prezumimi i pafajësisë është prezumim, po të solla katër shembuj, për statistikë. Belinda Balluku që nga 2019 me të gjitha institucionet e varësisë, gati 10 miliardë euro. Erion Veliaj diku mes 5-6 miliardë, pa lejet e ndërtimit.

Shëndetësia diku te tre. Unë zero. Pra unë nuk qenkam tek thembra e Akilit. Unë po të isha, thotë, po të isha prokurori dhe gjykatësi, unë do ta çoja këtë në të s’ëmës. Mua do më çonte në të s’ëmës. Shiko, se të gjithë teorinë e konspiracionit e ngre mbi këto dy shtylla. Është e qëllimshme teoria e konspiracionit që të varrosë të vërtetën. Shiko se ky e ka njohur Mirel Mërtirin. Po e kam njohur, pse nuk fole ti me mua për Elbasanin, por kërkove 17 vendime të vijnë për një sekondë, e bëre me prokurim të drejtpërdrejtë dhe me demek bëre fajtor atë që nuk është fajtor dhe është në burg. Ku e gjete këtë njohje. Po tek Tirana, pse e bëre ti. Unë kisha refuzuar, unë që e njihja. Dhe tjetra pastaj, që ky prishi unitetin e PS. E ke parë si po hahen tani, janë gati të vriten me njëri-tjetrin. Pas ikjes time, që unë prishja unitetin, duhej që uniteti aty të ishte spektakolar.

Kërcënimet e Erion Veliajt ndaj Edi Ramës

Erion Veliaj, mos e harroni. Dhe shiko çfarë bën Erion Veliaj. Veliaj kërcënon Edi Ramën, unë nuk e dija çfarë ndodhte me 5D, me këtë, me atë, si dhe kryeministri nuk dinte çfarë bënte zv/kryeministri. Po ua them tani, Edi Rama e ka ditur 100% çfarë kam bërë unë. 100%, por ky i dërgon mesazh kërcënimi; unë e di çfarë ke bërë ti. Ky. Të thuash, e di çfarë ka bërë zv/kryeministri, ti e di, ku e ke. Ky nuk ka asnjë firmë, asgjëkundi. Ky firmë ka vetëm tek ulja e borxhit dhe deficiti. Kaq ka firmë ky njeri dhe tek dalja në tregun ndërkombëtar dhe tek sigurimi i financimit të rindërtimit dhe tek ligji i rindërtimit që unë duhet të bëja zero tendera. Dhe kam bërë zero tendera.

E dini çfarë i bëjnë asaj Ola Xamës. E masakruan që ta fusin në komplekse. I thonë ke marrë tendera, të ka dhënë Ben Ahmetaj tendera rindërtimi. Ndërkohë që dhe e kanë kompleksuar. Një gazetar nuk kompleksohet, por burri i saj paska marrë nënkontraktime nga kompanitë që kanë marrë tendera tek Bashkia e Tiranës, unë skam bërë asnjë tender rindërtimi. Zero. E kam shënuar vetë në ligj. Pra imagjino Çim Peka, të të them një gjë; sikur unë të kisha bërë IPARD-in. Sikur unë të kisha bërë 5D. Nuk e kanë bërë këta djemtë që janë brenda, 5D. Sikur unë të kisha bërë gjithë zallamahinë e rrugëve, sikur unë të kisha bërë gjithë zallamahinë e energjisë. Sikur unë të kisha bërë AKSHI-n. AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës.