Shëndetësi

Arben Derhemi per Ermal Mamaqin: I ka ardhur dita që të tallet me njerëzit, le të tallet

Një deklaratë e mëhershme e Arben Derhemit për Ermal Mamaqin, risjellë nga faqja jonë Aktorët shqiptarë, ka ndezur rrjetin.

Lajmi është rimarrë nga media të shumta, edhe pse deklerata e Derhemit ishte e një viti më parë.

Por së fundmi, në një intervistë për “Piranjat”, Derhemi, teksa ka rrëfyer detaje nga filmi “Njerëz dhe fate 2” dhe nga jeta e tij, është vënë edhe përballë disa emrave që janë pjesë e botës së kinemasë në Shqipëri.

Për Albano Bogdon tha ‘aktor shumë i këndshëm’, për Drilon Hoxhën ‘djalë i mirë’, për Ermal Mamaqin nuk dha asnjë koment.

“Kush është? Çfarë është ky? Aktor”- tha Derhemi?

Arben Derhemi e ka konsideruar Mamaqin një pseudohumorist që është bërë producent filmash.

Ndërsa Mamaqi nga ana tjetër është shprehur se filmat e tij janë pëlqyer shumë nga publiku.

I pyetur më herët, Derhemi ka thënë.

“Unë nuk kam asnjë gjë personale me këtë djalin. Është një djalë që ka jetën e vetë dhe i ka ardhur dita që të tallet me njerëzit, le të tallet. Për mua është inekzistent fare,”- ka thënë ai.