Lajme

“Arben Lleshi dil”, Sokol Mjacaj e thirri në emër dhe e qëlloi tre herë

Detaje të reja kanë dalë në pah lidhur me ngjarjen e rëndë në burgun e Peqinit.

Viktima Arben Lleshi është ekzekutuar me tre plumba brenda qelisë së tij. Autori Sokol Mjacaj ka shkuar në Godinën B, në seksionin 2 të posaçëm dhe pasi e ka thirrur në emër, i ka thënë “Arben Lleshi dil”.

Ndërsa, i plagosur mbeti Indrit Shaqja, i cili është qëlluar aksidentalisht në këmbë. Ai është dërguar për ndihmë të specializuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, Sokol Mjacaj nuk ka pranuar të dorëzohet dhe është dashur ndërhyrja e forcave RENEA për ta neutralizuar.

Më herët Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dha një deklaratë për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë. Fjalën e tij ministri Manja e nisi duke i shprehur ngushëllime familjarëve të Arben Lleshit dhe i uroi shërim të shpejtë të burgosurit tjetër. Gjithashtu, ai i bëri thirrje të gjithë familjarëve të përsonave që vuajnë dënimin në burgjet e Shqipërisë, duke i garantuar të qëndrojnë të qetë pasi çdo gjë është nën kontroll.

Teksa nuk dha detaje për dinamikën e ngjarjes apo dhe mënyrën se si arma u fut brenda ambienteve të burgut, Manja u shpreh se autori i kësaj ngjarje aktualisht po merret në pyetje nga Prokuroria, teksa theksoi se gjatë kësaj ngjarje nuk është cënuar asnjë nga efektivët e policisë apo dhe personeli që shërbejnë në këtë burg.

“Dua të ngushëlloj familjarët e të dënuarit që ka humbur jetën ti uroj shërim të shpejtë të dënuarit tjetër që është lënduar në këtë ngjarje dhe dua të garantoj të gjithë familjarët e të dënuarëve në bugjet e Shqipërisë që situata dhe siguria është nën kontroll.

Autori është i dënuar me burgim të përjestshëm dhe është dorëzuar drejtorit të institucionit Peqin dhe drejtorit të përgjithshëm të burgjeve dhe pas dorëzimit i dënuari është vënë në dispozicion të Prokurorisë.

Dua ta bëj të qartë për opinionin publik, ngjarja është e rëndë por nga ana tjetër nuk ka patur cënim të jetës dhe sigurisë të stafeve tona civile dhe efketivëve dhe personelit. Për dinamikën, shkaqet duhet të presim rezultatet e hetimeve”, tha ministri Manja, teksa më  tej theksoi se përgjatë ditëve në vijim do të ketë të tjerë persona të dënuar me  bugim dhe që paraqesim rrezikshmëri dhe të izolohen në regjimin e posaccëm “ 41-BISS”

“ Jo, jo. Ndoshta kjo ngjarje e përshpejtoi nxjerrjen e urdhërit dhe rritjen e nivelit të gadishmërisë sepse kjo është nëj taktikë që bëhet në prag festash, Kjo ngjarje e përshpejtoi  nxjerrjen e këtij urdhëri. Dua ta them qartë të gjithë familjarët  e të dënuarëve që janë në instiucionet tona që të qetësohen. Sa i përket regjimit të posaçëm kam krijaur që pardje për vendosjen e personave me rrezikshmëri të lartë në ditët në vijim do të ketë të tjerë që do i nënshtrohen këtij regjimi”, tha ndër të tjera ministri.

Ne foto: Viktima, Arben Lleshi
Ne foto: Viktima, Arben Lleshi

Çfarë ndodhi sot në burgun e Peqinit

Sokol Mjacaj i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë nisi sot një sherr duke qëlluar me armë zjarri në ambientet e ajrosjes së burgut të Peqinit. Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje me armë zjarri Arben Lleshin, ndërsa i plagosur mbeti Indrit Shaqja.

Pas të shtënave Mjacaj është neutralizuar dhe aktualisht po merret në pyetje nga prokuroria. Burime për mediat bëjnë me dije se arma e krimit është futur në ambientet e brendshme me anë të një droni, mirëpo ky fakt nuk është konfirmuar deri më tani nga autoritetet. Kjo ngjall dyshime të forta se ngjarja ka qenë e mirëorganizuar nga persona të tretë jashtë burgut.

Ne foto: Autori i ngjarjes, Sokol Mjacaj
Ne foto: Autori i ngjarjes, Sokol Mjacaj

Ngjarja erdhi disa orë pasi ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi se kishte firmosur urdhrin për të transferuar në regjimin special “41BIS”, të riun nga Dukagjini Sokol Mjacaj.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo