Lajme

Arbër Hajdari shpallet ‘Qytetar Nderi’ në Dibër

Themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari është shpallur “Qytetar Nderi” në Dibër.

Çmimi Hajdarit i jepet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, ndihmën e pakursyer ndaj shtresave në nevojë, si dhe për promovimin e vlerave të solidaritetit dhe bamirësisë, duke qenë kështu një shembull frymëzues për shoqërinë.

Pasi u nderua me çmimin, Hajdari tha se ky çmim nuk i përket vetëm atij, por të gjithë atyre që kontribuuan bashkë me të.

TS Poll - Loading poll ...

“Ky çmim sot nuk më përket vetem mua por edhe atyre njerëzve të ndershëm që na kanë mbeshtetur në çdo hap”, tha Hajdari.

No description available.