Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin Zgjedhor të partisë, i mbajtur këtë të diel.
Pas zgjedhjes, Gjini falënderoi strukturat dhe anëtarësinë e AAK-së për besimin e dhënë, duke theksuar se suksesi i partisë është ndërtuar mbi bashkëpunimin, unitetin dhe angazhimin e vazhdueshëm të secilit anëtar.
Ai u shpreh se Aleanca po hyn në një fazë të re politike, me synimin për të fuqizuar organizimin e brendshëm dhe për t’u përgatitur për sfidat dhe proceset e ardhshme politike në vend./teve1.info/
