Lajme

Argita Malltezi sulmon Bashën: Lulzim Brava histori e mbaruar, një kal i ngordhur

Argita Malltezi nuk ka munguar as në protestën e sotme të simpatizantëve të PD, nën dritaren e shtqpisë së Sali Berishës i cili po vuan masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ajo ka folur për mediat ku bëri me dije se bashkimi i dy grupeve të PD, Rithemelimit dhe atij të drejtuar nga Gazment Bardhi, do të ndodhë shumë shpejt.

“Siç e kam thënë dhe më përpara kjo nuk është çështja e momentit. Çështja e momentit është arsyeja pse njerëzit dalin në rrugë dhe kjo është rikthimi i dinjitetit të kështjellës së demokratëve. Unë jam një prej tyre në këtë shesh. PD-ja shumë shpejt do të jetë e bashkuar. Demokratët e vërtetë shumë shpejt do të jenë të bashkuar. Formulat i gjejnë strukturat e PD-së, por unë kam besim se nga ngjarjet që ndodhin kjo do të jetë shumë e shpejtë.”

Argita Malltezi, ka komentuar dhe Lulzim Bashësn, ku në fjalorin e babait të saj, ajo tha se:

“Lulzim Brava është një histori e mbaruar. Kushdo që qëndron mbi një kalë të ngordhur i bën llogaritë gabim, por kjo është çështje personale. Lulzim Basha është i mbaruar dhe këtë e them me bindjen time më të plotë.”

Argita pati një koment për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren Blerina Muçi, të cilën Rithemelimi e akuzon se ka shkelur ligjin, duke bërë Enkelejd Alibeajn pal në procesin gjyqësor për vulën e PD.

“KPK ka thënë atë që është një ABC e të drejtës, që Blerina Muçi ka shkelur ligjin duke e cilësuar palë Enkelejd Alibeajn dhe kjo është e vërteta. Procesi në fjalë është një nga më të thjeshtat në aspektin procedural. Ligji është e zezë mbi të bardhë se çfarë regjistrimesh dhe si bëhet regjistrimi. Përbën një analogji për shoqëritë tregtare. Këtë lloj regjistrimi e bën QKB-ja, kaq e thjeshtë është si proces, dhe të njëjtën gjë duhet të kishte bërë edhe gjykata. Ky është pohim i asaj që ndodhin në gjykatat e drejtësisë së kapura. Gjykata e Lartë ka rikthyer çështjen dhe i ka dhënë një fshikullim të mirë Kolegjit të Apelit. Unë flas për ligjin dhe jo për ata që bëhen zëdhënës të kapjes së drejtësisë. Lulzim Basha dhe për fat të keq juristë në grupimin e tij kanë harruar se çfarë është ligji dhe janë kthyer në masha të Edi Ramës.”

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo