Ariana Grande ka ngacmuar me humor revistën Vogue pas një gabimi të dukshëm në një set fotografik, ku këngëtarja u shfaq me gjashtë gishta në dorën e majtë.
Ngjarja u vu re pasi një faqe fansash në Instagram, Ourpinkwitchh, publikoi dy foto nga Vogue Japan, ku Grande shfaqej e veshur me një komplet me motive lulesh, duke mbështetur dorën e majtë në mur dhe duke e kompletuar pamjen me një dorezë transparente. Vëzhguesit më të vëmendshëm e dalluan menjëherë gafën, pasi në foto dukej qartë një gisht më shumë se normalja.
Faqja e fansave ironizoi situatën me komentin: “Kush është përgjegjës që i dha Arianës gjashtë gishta?”, ndërsa vetë këngëtarja reagoi menjëherë në komente me një përgjigje plot shaka.
Në një tjetër reagim, Ariana Grande shtoi me ironi: “O Zot, sa emocionuese. Po thoja se më duheshin disa gjymtyrë shtesë që të mund të filloja një album. Mirënjohëse për këtë.”. Reagimi i saj me humor u prit pozitivisht nga fansat, të cilët e morën situatën si një moment argëtues dhe jo si një skandal.
