
Modelja ruse, Ariana Lirey, u bë shumë e njohur në Shqipëri, pas lidhjes me reperin Don Xhoni. Madje dyshja së fundmi u panë bashkë në videoklipin e reperit dhe u përfol për një ribashkim, por mesa duket nuk ka ndodhur kështu.
Ariana e ka hedhur pas krahës historinë me Don Xhonin dhe ka nisur një lidhje të re dashurie.
Ajo ka publikuar në Instagram një foto nga shtrati me të dashurin e ri dhe duken shumë të dashuruar.