Imazhi mahnitës i një ariu polar që ka rënë në gjumë në një ajsberg të thyer, nga fotografja amatore Nima Sarikhani, ka fituar çmimin e “Zgjedhjes së Popullit” në kompeticionin e përvitshëm britanik.
“Imazhi i Sarikhani na lejon të shohim bukurinë dhe dobësinë e planetit tonë”, tha drejtori i muzeumit të historisë natyrore në Britani, Dr Douglas Gurr, teksa shtonte: “Lidhja integrale mes kafshës dhe habitatit të saj shërben si një paralajmërim për humbjet natyrore”.
Sarikhani tha se kishte shkrepur imazhin pas tre ditësh që kërkonte për arinj polarë në arqipelagun norvegjez të Svalbard.
Për të zgjedhur çmimin dashamirësit e kompeticionit zgjodhën mes 25 fotove finaliste të prezantuara nga zyrtarët.
Katër finalistë të tjerë morën shumë vota nga publiku të prezantuara më poshtë.
Tzahi Finkelstein ishte duke fotografuar zogj kur pikasi këtë breshkë uji që notonte në ujëra të cekët, teksa papritur një pilivesë u ul në hundën e saj.
Ndërsa Daniel Dencescu kishte shpenzuar orë për të fotografuar zogjtë trumcakë në periferi të Romës në Itali, derisa tufa e tyre gjigante mori formën e një zogu.
Luaneshat që kanë dalë për gjah gjithashtu kujdesen për pesë këlyshë që i kanë lënë të fshehur në bimësinë e parkut kombëtar Maasai Mara në Kenia.
Audun Rikardsen përdori sistemet e tij të fokusimit dhe aperturës për të kapur kandilët e ujit në ujërat e vjeshtës në Tromsø, në veri të Norvegjisë, me qiellin e ndriçuar nga aurora borealis.
Imazhet janë në faqen online të muzeumit të Londrës deri në pranverë.