
Opinionisti Arjan Konomi foli për ndryshimet e tij në pamje, të cilat u komnetuan shumë nga ndjeksësit në rrjete sociale.
Gjatë një intreviste me Rudina Magjistarin në Tv Klan, opinionisti tha se i ka marrë me sportivitete komentet ironizuese të ndjekësve ne lidhje me ndryshimet e tij në stil.
“Po kanë ndodhur ca ndryshime. Është folur shumë dhe mua më vjen për të qeshur dhe kënaqem edhe me komentet se ne shqiptarët shquhemi për të bërë komente edhe pikante, ngacmuese, ironizuese. Një fantazi që duhet të vijë nga folklori popullor i dikurshëm që kemi patur shumë të pasur dhe tani është transformuar në këto komente. Më vjen për të qeshur ndonjëherë dhe qesh duke i lexuar, nuk merrem me gjëra të vogla. Po kam bërë flokët në radhë të parë. Jam me flokët e vëna, të miat për herë të parë pas një jete dhe shpëtova se vetëm qerosët më kuptojnë se çfarë do të thotë për meshkujt”, u shpreh Arjan Konomi.
View this post on Instagram
Lexo edhe: Arjan Konomi ndryshon përsëri “look”: Hajde, jepini komenteve
NewsBomb