Lajme

“Arkat e boshatisura e mbushja me libra” – Banka e Shqipërisë në betejë për të kthyer 713 milionë lekët e grabitura nga dy ish-punonjësit e vet

Çështja penale e grabitjes së Bankës së Shqipërisë, ndodhur përmbi një dekadë më parë, është mbyllur, por lufta civile për kthimin e shumës shtetit shqiptar vazhdon ende.

Mbasi dy gjykata civile kanë urdhëruar dy të akuzuarit, ish-punonjës të Bankës së Shqipërisë, që të kthejnë shumën e vjedhur prej 713 milionë lekësh, të dy ata do të përballen me Bankën e Shqipërisë.

Siç mëson Top Channel, nga burime të sigurta, ish-përgjegjësi i arkës stok, Ardian Bitraj, dhe ish-specialistja Mimoza Bruzia kundërshtojnë kërkesën e Bankës së Shqipërisë, që këmbëngul detyrimin e të paditurve për të kthyer paratë, të konsideruara si dëm i shkaktuar nga vjedhja e Departamentit të Emisionit të Bankës së Shqipërisë.

NEWS  Kush ishte 20-vjeçari shqiptar që kreu vetëvrasje në Itali? Hetimet: Pasi e mendoi gabimisht se kishte vrarë nënën e tijNgjarja u zbulua gjatë 2014 dhe në atë kohë u vunë në diskutim rregullat e bankës. Të dy ata thonë që paratë ishin të dëmtuara dhe duhet të zbresë prej andej një shumë prej 143 milionë lekësh.

Në procesin penal, dy të pandehurit u dënuan me gjykim të shkurtuar, Bitraj me 13 vite burgim dhe Bruzia me 10 vjet burgim.

NEWS  Shiste drogë dhe kryente vjedhje, arrestohet 45-vjeçari, përplas makinën e policisë gjatë tentativës për t’u arratisurNdërkohë, në një proces të veçuar, ish-guvernatori u shpall unanimisht i pafajshëm dhe u dëmshpërblye nga Gjykata Administrative për dëmin moral dhe largimin nga detyra.

Bitraj tregoi në atë kohë se paratë që duhet të asgjësoheshin i përvetësoi gjatë 2010-s, dhe se i mbushte arkat e boshatisura me libra që të humbiste gjurmët, duke ruajtur peshën.

NEWS  Kuvendi miratoi projektligjin për huanë nga SHBA, kush ishin tre kartonët jeshilë të PS-së që munguan! (Emrat)Banka e Shqipërisë ishte palë në proces dhe më pas nisi gjykimin civil, ndonëse i dyshuari insistoi se i kishte humbur të gjitha paratë në loto dhe kazino.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Gjykata e Lartë nuk ka caktuar ende një datë dhe as trupë gjyqësore.

Të Ngjashme