ShowBizzz

Arlindi e bën serioze lidhjen me Uedën: Së shpejti do njohësh vjehrrin dhe vjehrrën

Ueda dhe Arlind kanë dalë në një takim jashtë vilës së dashurisë.  Arlindi nuk ka humbur kohë dhe e ka ftuar Uedën që menjëherë sapo të dalin nga vila e dashurisë të takojnë prindërit e tij.

Ueda: Pak e çuditshme sepse të njoh prej një jave, por mua më duket sikur Arlindin e njoh prej një jete.

Arlindi: Ka ndryshuar e gjithë situata vetëm në një javë kohë dhe ndihem shumë mirë me ty.

Ueda: Rastësia nuk ekziston për mua, mendoj se gjithçka është e shkruar. Unë të besoj dhe kuptoj ty dhe për situatën që ishe më parë, je shumë i përkushtuar dhe i kujdesshëm.

TS Poll - Loading poll ...

Arlindi: Ke disa gjëra shumë të mira dhe gjëja primare për mua është familja. Besoj se së shpejti do të njohësh vjehrrin dhe vjehrrën.