Që pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip, Armaldo Kllogjeri ka qënë padsikutim një ndër artistët me të kërkuar të kësaj vere. Së fundmi, Kllogjeri, i cili së shpejti do të shfaqet në “Dancing with the Stars”, ka qënë i ftuar në një koncert në Shkodër, “Festa e Miqësisë”, ku ka elektrizuar publikun me performancën e tij.
Ajo që ka qënë surprizuese për Maestron është fakti se fansat e Luizit nuk e kanë lënë aspak rehat pasi kanë nisur të thërrasin njëzëri emrin e Luizit në përfundim të performancës.
Armaldo e ka marrë me sportivitet situatën, duke i drejtuar mikrofonin e tij, e duke i kërkuar të thërrasin më fort. Më pas Maestro dëgjohet duke thënë: “Mirë, mirë mjafton. Kush ka ndonjë pyetje për Big-un ta thotë tani”, teksa e mbyll me një buzëqeshje.
Kujtojmë që gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV, krijuan një miqësi mjaft të ngushtë, e cila më pas u prish para përfundimit të “reality show”. Dyshja ende nuk janë pajtuar edhe pse tashmë Big-u ka mbaruar.
I njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, Armaldo Kllogjerin tani do ta shikojmë edhe në arenën e kërcimit si konkurrent në spektaklin “Dancing With the Stars”. A do të jenë kërcimet e tij ‘xhorxhes’? Mbetet për të pritur netët e show-t të kërcimit dhe t’i urojmë suksese Armaldos dhe partneres së tij në kërcim, Marjana.